Tolinda Gojani Asani (CEO)
Tolinda Gojani Asani lindi në vitin 1973 në Gjakovë. Shkollën e mesme e përfundoi në gjimnazin “Xhevdet Doda”, për të vazhduar më pas studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Filologjisë – dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Pas studimeve BA, përfundoi studimet MA në po të njejtin universitet. Punon si profesoreshë e lëndës së Gjuhës Shqipe në gjimnazin e shkencave natyrore “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Në vitin 2018, bashkë me bashkëshortin e saj themelon “Kulturë Tradicionale” – atelenë në të cilën gjejnë prehje të gjithë ata që dëshirojnë të krijojnë veshjen unike të traditës së prejardhjes së tyre si dhe fillon shpalosjen e veshjeve të koleksionuara për në shekullin e fundit në ekspozita të ndryshme. Ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë.
Rina Asani (COO)
Rina Asani ka lindur ne Gjakovë në vitin 1997. Si fëmijë e deri te vitet e studimeve Bachelor, të cilat i përfundon me sukses në vitin 2020, arrin të përvetësojë një fond të konsiderueshëm të gjuhëve të huaja, kështu që në vitin 2021 fillon studimet Master në Universitetin e Vjenës, në degën e Gjuhësisë Historike Krahasimtare Indoevropiane në departamentin e Gjuhësisë në Vjenë, Austri, ku jeton edhe sot.