Kulture Tradicionale

Crafting Culture since 1995

„Kulturë Tradicionale“ është brend i kostumeve tradicionale dhe veshjeve popullore shqiptare i themeluar nga Tolinda Gojani Asani në vitin 2018. Ky brend, i cili gjendet në Prishtinë, ka për qëllim ringjalljen e vlerave kulturore përmes veshjes si dhe vetëdijësimin e shoqërive për rëndësinë e ruajtjes së zejes së punës së dorës të aplikuar në veshjet shqiptare të të gjitha trevave e bashkë me të edhe vetëdijësimin për rëndësinë e përcjelljes së këtyre vlerave në brezin e ardhshëm.

The owner

Tolinda Gojani Asani (CEO)

Tolinda Gojani Asani lindi në vitin 1973 në Gjakovë. Shkollën e mesme e përfundoi në gjimnazin “Xhevdet Doda”, për të vazhduar më pas studimet në Universitetin e Prishtinës, Fakultetin e Filologjisë – dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe. Pas studimeve BA, përfundoi studimet MA në po të njejtin universitet. Punon si profesoreshë e lëndës së Gjuhës Shqipe në gjimnazin e shkencave natyrore “Xhevdet Doda” në Prishtinë. Në vitin 2018, bashkë me bashkëshortin e saj themelon “Kulturë Tradicionale” – atelenë në të cilën gjejnë prehje të gjithë ata që dëshirojnë të krijojnë veshjen unike të traditës së prejardhjes së tyre si dhe fillon shpalosjen e veshjeve të koleksionuara për në shekullin e fundit në ekspozita të ndryshme. Ka tre fëmijë dhe jeton në Prishtinë.

Rina Asani (COO)

Rina Asani ka lindur ne Gjakovë në vitin 1997. Si fëmijë e deri te vitet e studimeve Bachelor, të cilat i përfundon me sukses në vitin 2020, arrin të përvetësojë një fond të konsiderueshëm të gjuhëve të huaja, kështu që në vitin 2021 fillon studimet Master në Universitetin e Vjenës, në degën e Gjuhësisë Historike Krahasimtare Indoevropiane në departamentin e Gjuhësisë në Vjenë, Austri, ku jeton edhe sot.